Ky është parashikimi i motit për sot
Foto: Laura Hasani

Ky është parashikimi i motit për sot

Aktuale October 06, 2026 - 07:49

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot, vendi do të karakterizohet nga mot me diell dhe vranësira të pakta.

Sipas IHK-së, temperaturat minimale do të lëvizin nga -1 deri në 2 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale pritet të arrijnë nga 20 deri në 25 gradë Celsius.

"Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi prej 1 deri në 5 metra në sekondë. Kushtet meteorologjike gjatë ditës do të jenë përgjithësisht të qëndrueshme, me mbizotërim të intervaleve me diell", thuhet në njoftimin e IHK-së. /Zëri