KFOR-i dhe institucionet e Kosovës inspektojnë deponinë e eksplozivëve në Gllarevë
Foto: Facebook

KFOR-i dhe institucionet e Kosovës inspektojnë deponinë e eksplozivëve në Gllarevë

Aktuale September 11, 2026 - 08:15

Forcat EOD të KFOR-it nga kontingjenti rumun kanë zhvilluar një inspektim të sigurisë në një objekt civil për ruajtjen e eksplozivëve në afërsi të Gllarevës.

Inspektimi u krye në bashkëpunim me inspektorët e Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM) dhe Departamentit për Siguri Publike të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

KFOR-i tha se aktiviteti është pjesë e bashkëpunimit të vazhdueshëm me institucionet vendore, me synim forcimin e sigurisë dhe krijimin e një mjedisi të sigurt për të gjithë qytetarët në Kosovë.