Vazhdon sot seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës
Aktuale
September 11, 2026 - 07:55
Kuvendi i Kosovës do të vazhdojë sot punimet për seancën konstituive të Legjislaturës së 11-të.
Deputetët do të mblidhen në orën 11:00, ndërsa pika e vetme e rendit të ditës është zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit.
Kujtojmë se në seancën e mbajtur të mërkurën, Kuvendi zgjodhi Albulena Haxhiun kryetare të re të Kuvendit të Kosovës. Haxhiu mori besimin e 62 deputetëve.
Seanca konstituive ishte shtyrë pas deklaratës së deputetit serb, Igor Simiq, i cili gjatë fjalimit në Kuvend deklaroi se propozimi bëhej “në emër të popullit serb”.
Shtyrjen e seancës e kishte njoftuar kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu.