Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK
Aktuale
August 24, 2026 - 20:01
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rrustem Mustafa-Remi po insiston në arritjen e një marrëveshje për bashkëqeversisje mes PDK-së dhe Vetëvendosjes.
Mustafa ka thënë se koha për të lëvizur përpara është tani dhe se VV-PDK bashkë munden.
“Koha për të lëvizur përpara është TANI!
Mbi bazën e rrënjëve tona të fortë dhe vlerave që na ngritën deri këtu, është koha të shkruajmë kapituj të rinjë suksesesh. PDK është balanca më e mirë përmes koalicionit për përkujdesje dhe normalizim të shtetit. Të mbrojmë shtetin, të luftojmë tjetërsimin e vlerave të tij dhe të ndërtojmë të ardhmen me vepra, përgjegjësi dhe rezultate konkrete! VV – PDK bashkë munden!”, ka shkruar ai.