Dyshimi për vrasjen e Jetlira Foniqit, Osmani: Drejtësia duhet të flasë, përgjegjësia të jetë e plotë
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar lidhur me vdekjen e Jetlira Foniqit, 25 vjeçarja që dyshohet se u vra nga bashkëshorti i saj, teksa e ndjera ishte shtatëzënë duke pritur të sjellë në jetë fëmijën e saj.
Osmani përmes një postimi në Facebook u shprehu ngushëllimi familjarëve, teksa tha se drejtësia duhet të flasë dhe përgjegjësia të jetë e plotë.
Tutje, ajo thotë se shoqëria nuk duhet të heshtë dhe as ta normalizojë dhunën.
"Drejtësia duhet të flasë dhe përgjegjësia duhet të jetë e plotë. Por mbi të gjitha, shoqëria jonë nuk mund të heshtë më e as ta normalizojë dhunën. Asnjë grua nuk duhet të humbasë jetën për shkak të dhunës në familje. Asnjë fëmijë nuk duhet të bëhet viktimë e saj.Kjo vrasje e dyfishtë është krim mizor që meriton dënimin më të lartë, është alarm për shoqërinë në tërësi dhe kërkon reagim të menjëhershëm e të pakompromis institucional", ka shkruar.