Sveçla takohet me Cemil Tugay, diskutojnë për avancimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë

Sveçla takohet me Cemil Tugay, diskutojnë për avancimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë

Aktuale August 21, 2026 - 10:22

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka pritur në takim kryetarin e Bashkësisë Metropolitano të Izmirit, Dr. Cemil Tugayn.

Përmes një postimi në Facebook, Sveçla njoftoi se kanë diskutuar për mundësitë e avancimit të bashkëpunimit, në fushën e sigurisë, dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve. /Zëri

Postimi i plotë:

Kisha kënaqësinë të pres në takim Kryetarin e Bashkisë Metropolitane të Izmirit, Dr. Cemil Tugay, me rastin e vizitës së tij në Republikën e Kosovës.

Në kuadër të raporteve të shkëlqyera dhe miqësisë së veçantë që lidh vendin tonë dhe Bashkinë e Izmirit, diskutuam për mundësitë e avancimit të bashkëpunimit, me fokus të veçantë në fushën e sigurisë dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve tona.

Theksuam rëndësinë e zhvillimit të iniciativave të përbashkëta që kontribuojnë në rritjen e sigurisë dhe mirëqenies së qytetarëve. Kosova mbetet e përkushtuar për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve me qytetet dhe popujt tanë, në frymën e miqësisë dhe partneritetit të ndërsjellë.