Një zjarr i madh ka shpërthyer te deponia e gomave në Sllatinë, në afërsi të Aeroportit “Adem Jashari”

Një zjarr i madh ka shpërthyer te deponia e gomave në Sllatinë, në afërsi të Aeroportit “Adem Jashari”

Aktuale August 11, 2026 - 16:14

Një zjarr i madh ka shpërthyer në fshatin Sllatinë të Fushë Kosovës.

Zjarri ka rënë në afërsi të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, “Adem Jashari” derisa tymi i zi e ka mbuluar zonën.

Nuk dihet ende nëse ka persona të lënduar apo dëme materiale.

Policia dhe organet tjera vazhdimisht kanë apeluar që të bëhet kujdes me zjarre sidomos në muajt e verës kur temperaturat janë të larta. 

Pamjet më poshtë të siguruara nga Zëri.