Trepça merr masa ndaj gjashtë punonjësve, dy prej tyre largohen nga puna
Foto: Laura Hasani

Trepça merr masa ndaj gjashtë punonjësve, dy prej tyre largohen nga puna

Aktuale August 11, 2026 - 15:52

Komisioni Disiplinor i Trepça Sh.A. ka marrë masa disiplinore ndaj gjashtë punonjësve të Njësisë Biznesore “Miniera me Flotacion” në Kishnicë dhe Artanë.

Sipas njoftimit të Trepçës, vendimet janë marrë më 11 gusht 2026, pas shqyrtimit të rasteve dhe dokumentacionit përkatës,

Për dy punonjës, Komisioni ka vendosur ndërprerjen e marrëdhënies së punës, në përputhje me Rregulloren për Përgjegjësinë Disiplinore dhe Materiale të Punëtorëve të Trepça Sh.A.

Ndërkaq, ndaj katër punonjësve të tjerë, janë shqiptuar masa disiplinore, përfshirë gjobë në pagë dhe ulje në pozitë.

“Palët kanë të drejtë të paraqesin ankesë pranë Komisionit të Ankesave të Trepça Sh.A., brenda afatit prej tetë ditësh”, thuhet në njoftim.

Sipas ndërmarrjes, vendimet janë marrë në kuadër të procedurave të përcaktuara me aktet e brendshme të Trepça Sh.A.