Haxhiu dekoron me “Medaljen Presidenciale të Meritave” senatoren amerikane Joni Ernst

Haxhiu dekoron me “Medaljen Presidenciale të Meritave” senatoren amerikane Joni Ernst

Aktuale August 11, 2026 - 13:53

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim senatorën amerikane Joni Ernst, me të cilën ka diskutuar zhvillimet aktuale politike dhe çështjet e sigurisë në Kosovë.

Haxhiu ka bërë të ditur se gjatë takimit është diskutuar edhe për rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në shenjë mirënjohjeje për angazhimin e saj ndër vite, Haxhiu ka dekoruar senatoren Ernst me Medaljen Presidenciale të Meritave.

Sipas Haxhiut, dekorata i është ndarë për kontributin në forcimin e partneritetit Kosovë-SHBA dhe mbështetjen e zhvillimit të kapaciteteve mbrojtëse të Kosovës.

“Sot prita në takim senatoren amerikane Joni Ernst, një mike të dëshmuar të Kosovës dhe një zë të rëndësishëm në mbështetje të partneritetit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, shkroi Haxhiu.

Ajo ka theksuar se Kosova do të vazhdojë ta ndërtojë të ardhmen në partneritet me Shtetet e Bashkuara.

“Kosova do të vazhdojë ta ndërtojë të ardhmen e saj krah Shteteve të Bashkuara, duke forcuar një partneritet që për vendin tonë ka rëndësi të veçantë strategjike dhe historike”, ka deklaruar Haxhiu. /Zëri