E hëna sjell mot të nxehtë në Kosovë, deri në 35 gradë
Foto: Laura Hasani

E hëna sjell mot të nxehtë në Kosovë, deri në 35 gradë

Aktuale August 10, 2026 - 07:59

Kosova të hënën do të karakterizohet nga moti kryesisht me diell dhe i nxehtë.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 12° C deri në 17° C, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 30° C deri në 35° C.

Era do të fryjë kryesisht nga veriu dhe verilindja, me shpejtësi prej 1–4 m/s, ndërsa lokalisht mund të ketë intensitet më të lartë. /Zëri