Vdekja e punëtorëve: Kërkohet fond për familjet
Aktuale
August 09, 2026 - 21:11
Familja e Shpend Krasniqit nga Millosheva, i cili humbi jetën në vendin e punës në vitin 2023, thotë se pas tragjedisë nuk mori mbështetje nga shteti e as nga kompania.
Sindikata e Sektorit Privat po propozon krijimin e një fondi për familjet e punëtorëve që humbin jetën në vendin e punës, ide të cilën e ka adresuar edhe në Qeveri.
Sipas sindikatës, familjet do të mund të kompensoheshin për gati një vit me pagën minimale, ndërsa në mungesë të veprimeve të Qeverisë, fondi mund të krijohet përmes kontributeve të qytetarëve.