Vjellje, diarre e temperaturë, rriten rastet me infeksione gastrointestinale në Prishtinë
Foto: Laura Hasani

Vjellje, diarre e temperaturë, rriten rastet me infeksione gastrointestinale në Prishtinë

Aktuale August 09, 2026 - 20:24

Vjellja, kokëdhimbja e temperatura janë disa nga simptomat.

Me to, në javët e fundit u paraqitën dhjetëra pacientë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë.

Të prekur nga ky virus, doktoresha Endrita Tori tha se kanë vrejtur numër të shtuar të pacientëve.

“Jemi në periudhën e verës periudhë kjo e cila e shton numrin e rasteve me vjellje dhe barkqitje të cilat ne në mjekësi i quajm gasterite akute. Normalisht në këtë periudhë është vërejtur një rritje e konsiderueshme e rasteve me këto simptoma”.

Arifi tutje bëri të ditur se cilat mosha po preken nga ky infeksion.

“Të gjitha moshat, janë të prekura faktikisht. Simptomat të cilat shfaqen janë vjellja, barkqitja, temperatura në disa raste dhe dhimbje barku. Ne fokusin kryesor ose çka na shqetëson më së shumti është kur këto simptoma shfaqen tek fëmijët, të moshuarit apo personat me sëmundje kronike dhe është e rëndësishme që këto raste të mos vijnë deri tek dehidrimi”, ka deklaruar Endrita Tora-Arifi, Specializante e mjekësisë familjare.

Ajo ka edhe disa rekomandime.

E, nga Klinika Infektive nuk kthyen përgjigje gjatë ditës nëse ka pacientë që po trajtohen nga ky virus./Dukagjini