Haziri: LDK-ja kërkoi seancë sonte deri në mesnatë për të ruajtur afatet kushtetuese
Foto: Laura Hasani

Haziri: LDK-ja kërkoi seancë sonte deri në mesnatë për të ruajtur afatet kushtetuese

Aktuale August 07, 2026 - 23:32

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, është deklaruar nga holli i Kuvendit, duke thënë se LDK ka kërkuar mbajtjen e seancës konstituive sonte, deri në ora 00:00, me qëllim të respektimit të afateve kushtetuese.

Ai tha se qëndrimi i LDK-së lidhet me ruajtjen e frymës dhe germës së Kushtetutës, si dhe standardeve institucionale të ndërtuara ndër vite.

“LDK ka pritur dhe ka kërkuar, ka ftuar që seanca të mbahet sonte deri në ora 00:00, në mënyrë që të ruhen afatet kushtetuese, të ruhet fryma kushtetuese, germa kushtetuese dhe standardi që kemi arritur tash e sa vite duke qenë edhe udhëheqëse e institucioneve tona në Kosovë, duke qenë bashkëpjesëmarrëse në historinë tonë politike. Edhe sot, edhe asaj dite, besojmë se duhet të vazhdojmë të jemi gardianë të Republikës”, tha Haziri.

I pyetur nëse LDK do të marrë pjesë në seancën e thirrur për nesër në ora 11:00, Haziri tha se deputetët e kësaj partie do të jenë aty.

“Natyrisht që grupi parlamentar i LDK-së takohet paradite, ne ftesën  e kemi marrë sot për nesër nga ora 11:00”, u shpreh ai.

Image
Image