Kosova e vetmja pa status kandidati për BE, në pritje qe 4 vite

Kosova e vetmja pa status kandidati për BE, në pritje qe 4 vite

Aktuale July 26, 2026 - 09:49

Në mesin e dhjetë vendeve të përfshira në procesin aktual të zgjerimit, Kosova mbetet e vetmja që nuk e ka marrë statusin formal të vendit kandida.

Edhe përkundër kritikave të shumta për mos-punë e fokus aty-këtu drejt integrimeve, akoma vazhdon të klasifikohet nga institucionet evropiane si vend potencial kandidat.

Vendet që synojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian po presin prej vitesh që nga dorëzimi i aplikimeve të tyre, ndërsa Turqia vazhdon ta mbajë rekordin me rreth 39 vjet pritje.

Maqedonia e Veriut ka aplikuar para 22 vjetësh, Shqipëria dhe Mali i Zi para rreth 17 vjetësh, Serbia para 16 vjetësh, ndërsa Bosnjë e Hercegovina para dhjetë vjetësh. Ukraina, Moldavia dhe Gjeorgjia i dorëzuan aplikimet në vitin 2022.

Kosova e dorëzoi aplikimin për anëtarësim në dhjetor të vitit 2022, por Këshilli i BE-së ende nuk i ka kërkuar Komisionit Evropian që ta përgatisë opinionin zyrtar për aplikimin.

Ndonëse, komisioni ka deklaruar se është i gatshëm ta nisë vlerësimin sapo të marrë kërkesën nga Këshilli.