Universiteti i Prishtinës: Shqipen s’e deshi kush as për një mijë euro
Aktuale
July 24, 2026 - 20:47
Dëshirën për Gjuhën Shqipe, pretenduan ta rrisnin me para.
Por, as stimulimi me të holla, nuk bëri punë që të rritet numri i studiuesve të kësaj dege në Universitetin e Prishtinës, raporton Klan Kosova.
Andaj kur Ministria e Arsimit e pa që 1 mijëshja që e dha për secilin student, pa kriter, s’po kryen punë, mori vendim që këtë lloj burse ta ndalojë krejt.
Por, kjo që po thuhet se qe gabim që në fillim, sipas një ish zëvendësministri, e rrezikoi edhe cilësinë në Fakultetin e Filologjisë.