Hoxhaj viziton Thaçin e Veselin: I gjeta të fortë e me dinjitet, fundi i padrejtësisë po afrohet
Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Enver Hoxhaj ka vizituar në Hagë ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin.
Përmes një postimi në Facebook, Hoxhaj tha se të dy i gjeti të fortë, me dinjitet dhe me besim të palëkundur në të vërtetën, transmeton Klankosova.tv.
Pos tjerash, ai tha se bashkë me ta, po pret ditën kur do të kthehen në Kosovë.
“Ka pritje që zgjasin shumë. Ka ditë që numërohen një nga një. Por ka edhe momente kur e ndjen se fundi i kësaj padrejtësie po afrohet. Sot i vizitova miqtë e mi, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin në Hagë. I gjeta të fortë, me dinjitet dhe me besim të palëkundur në të vërtetën. Shtatori është gjithnjë e më afër. Bashkë me ta, e presim ditën kur do të kthehen në Kosovë, aty ku e kanë vendin”, shkroi deputeti i zgjedhur.