Erërat e forta shkaktojnë dëme në Velekincë të Gjilanit, dëmtohet një kamionetë
Aktuale
July 21, 2026 - 22:22
Erërat e forta që kanë përfshirë Gjilanin kanë shkaktuar dëme materiale edhe në fshatin Velekincë.
Lexues të portalit kanë dërguar pamje nga lagjja Arbëria, përgjatë rrugës kryesore, ku shihet se një pjesë e kulmit është shkëputur dhe ka rënë mbi një kamionetë, duke e dëmtuar atë.
Nga pamjet e siguruara vërehen edhe dëme të tjera materiale në zonë. Deri më tani nuk ka informacione për persona të lënduar. /Zëri