“Nuk ndalemi, çdo ditë e çdo natë në shesh” – Reagon fuqishëm platforma “Liria Ka Emër”

“Nuk ndalemi, çdo ditë e çdo natë në shesh” – Reagon fuqishëm platforma “Liria Ka Emër”

Aktuale September 20, 2026 - 23:39

Platforma qytetare “Liria Ka Emër” ka lëshuar një mesazh të prerë e mobilizues në mbështetje të ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke bërë me dije se tubimet dhe protestat qytetare nuk do të ndalen.

Përmes një postimi në rrjete sociale, organizatorët kanë konfirmuar vazhdimësinë e prezencës qytetare në sheshet e kryeqytetit deri në arritjen e synimit të tyre.

" Çfarë populli! Nuk ndalemi. Çdo ditë e çdo natë në shesh, deri në liri. Për çlirimtarët tanë," thuhet në postimin e platformës “Liria Ka Emër”.