Çitaku: Kosova në këmbë, s’kemi me u ndalë!
Aktuale
September 20, 2026 - 21:49
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me zhvillimet e fundit në vend.
“Kosova në këmbë. S’kemi me u ndalë. Deri në liri!”, ka shkruar Çitaku në postimin e saj.
Sonte është nata e 5 që në sheshin “Skënderbeu” është duke u mbajtur protestë, ku shumë qytetarë i janë bashkuar thirrjes për mbështetje për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët janë dënuar në shkallën e parë në Gjykatën Speciale në Hagë.