Kryenegociatori Zulfaj priti në takim Shefen e UNICEF-it në Kosovë, Veronika Vashchenko

Kryenegociatori Zulfaj priti në takim Shefen e UNICEF-it në Kosovë, Veronika Vashchenko

Aktuale July 21, 2026 - 21:10

Kryenegociatori i Republikës së Kosovës për Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, ka pritur në takim Shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Veronika Vashchenko, e shoqëruar nga Dafina Krasniqi, Zyrtare për Zhvillimin në Fëmijërinë e Hershme.

Takimi u fokusua në zbatimin e Agjendës së Reformave, me theks të veçantë në zhvillimin e kapitalit njerëzor dhe avancimin e reformave në edukimin në fëmijërinë e hershme. Gjatë diskutimeve u vlerësua kontributi i UNICEF-it në promovimin e qasjes së barabartë dhe sigurimin e cilësisë në institucionet e edukimit në fëmijërinë e hershme.

Me këtë rast, Zulfaj shprehu mirënjohjen për Vashchenkon dhe ekipin e UNICEF-it për partneritetin dhe mbështetjen e vazhdueshme në zbatimin e reformave që lidhen me zhvillimin e hershëm të fëmijëve.

Palët diskutuan gjithashtu për bashkëpunimin në projekte që synojnë mbrojtjen e të drejtave dhe mirëqenies së fëmijëve. U theksua se Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë me UNICEF-in dhe partnerët e tjerë për avancimin e politikave në interes të fëmijëve.