Kurti pas takimi me Abdixhikun e Osmanin: Nuk kemi ndonjë konkluzion
Foto: Laura Hasani

Kurti pas takimi me Abdixhikun e Osmanin: Nuk kemi ndonjë konkluzion

Aktuale July 10, 2026 - 20:46

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherit kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar për media lidhur me takimin e përbashkët me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun.

Ai u shpreh se takimi shkoj në atmosferë konstruktive ku diskutuan shumë çështje.

“I kemi edhe katër javë përpara për fillimin e seancës konstituive për ta zgjedhur kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Ende nuk kemi ndonjë konkluzion apo të arritur të cilën do të mund ta ndanim këtu me ju. Unë jam optimistë”, tha Kurti.

Kurti tha se janë diskutuar disa çështje si Qeveria, Kuvendi dhe zgjedhja e presidentit.

Image
Image

“Kemi diskutuar edhe për qeverinë, edhe për kuvendin, kemi diskutuar edhe për presidentin për shkak se tash po koincidojnë në të njëjtën kohë. Por po e ritheksoj edhe njëherë që fokusi ynë ka qenë më shumë zhvillimet aktuale politike, orari i konstituimit të institucioneve dhe zhvillimet të cilat po ndodhin në Kosovë, në dritën e këtij rezultati që kemi pasur. Ne jemi të interesuar për marrëveshje, jemi të interesuar që mos kemi sërish zgjedhje. E kemi thënë edhe më herët që mbajtja e zgjedhjeve është veçse rimbajtje e zgjedhjeve që çon në përafërsisht ripërsëritje të rezultatit, andaj synimi ynë i përbashkët është që t’i evitojmë zgjedhjet e reja. Ekziston një gatishmëri e interesim e vullnet për këtë gjë, por natyrisht ky është vetëm se kushti i domosdoshëm, por jo edhe i mjaftueshëm për të thënë që kemi kurorëzuar me sukses. Marrëveshja që e synojmë ne natyrisht që është marrëveshje politike, sepse ne jemi subjekte politike, dhe marrëveshjen politike ne e shohim si suplement funksional të vullnetit të popullit, përkatësisht të rezultatit të zgjedhjeve”, tha Kurti./EO