Haxhiu viziton Zyrën Kombëtare të Auditimit, thekson rëndësinë e transparencës dhe pavarësisë institucionale

Haxhiu viziton Zyrën Kombëtare të Auditimit, thekson rëndësinë e transparencës dhe pavarësisë institucionale

Aktuale July 09, 2026 - 12:54

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, vizitoi sot Zyrën Kombëtare të Auditimit (ZKA), ku u prit nga auditorja e përgjithshme Vlora Spanca dhe stafi i institucionit.

Përmes një postimi, Haxhiu vlerësoi rolin e ZKA-së në forcimin e transparencës dhe llogaridhënies institucionale, duke theksuar se auditimi i pavarur është një nga shtyllat kryesore të qeverisjes së mirë.

Sipas saj, gjatë takimit u diskutua për njohjet ndërkombëtare të ZKA-së, bashkëpunimin me Prokurorinë në trajtimin e gjetjeve të auditimit, si dhe ndryshimet ligjore që synojnë forcimin e pavarësisë institucionale.

"Do të vazhdoj të mbështes çdo përpjekje që forcon integritetin, transparencën dhe menaxhimin e përgjegjshëm të parasë publike", deklaroi Haxhiu.