I buzëqeshur krah Erdoganit, Rama ndan foto nga Samiti i NATO-s në Turqi
Aktuale
July 09, 2026 - 11:01
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ndarë në rrjetet sociale disa fotografi nga pjesëmarrja e tij në Samitin e NATO-s, i zhvilluar në Ankara.
Rama shfaqet mes liderëve të vendeve anëtare të Aleancës, në një nga takimet më të rëndësishme të sigurisë ndërkombëtare.
Në fotografitë e publikuara, kryeministri shqiptar shihet gjatë momenteve zyrtare të samitit, ku liderët e NATO-s diskutuan çështje të mbrojtjes, sigurisë dhe bashkëpunimit mes vendeve aleate.
Samiti në Turqi mblodhi drejtuesit e 32 vendeve anëtare të NATO-s.