Protesta para Ministrisë së Bujqësisë, fermerët kërkojnë të trajtohen me dinjitet nga shteti

Protesta para Ministrisë së Bujqësisë, fermerët kërkojnë të trajtohen me dinjitet nga shteti

Aktuale July 06, 2026 - 13:30

Fermerët e pakënaqur të qumështit po protestojnë sot para Ministrisë së Bujqësisë, duke kërkuar zgjidhje urgjente për situatën, që, sipas tyre, po i çon fermat drejt falimentimit.

Ata kanë paraqitur tri kërkesa kryesore: “Rifillimin e menjëhershëm të grumbullimit të qumështit; Publikimin urgjent të rezultateve, në mënyrë që të hiqen dyshimet mbi produktet vendore; Kthimin e çmimit të mëparshëm të qumështit, për të shmangur falimentimin e fermave”.

Gjatë protestës fermerët kanë kërkuar që shteti t’i trajtojë me dinjitet dhe respekt.

“Jemi mbledhur para Ministrisë së Bujqësisë, në mënyrë që t’i trajtojnë të gjithë kërkesat tona, për fermerët e vendit të cilët duhet të trajtohen me respekt dhe dinjitet”, tha njëri nga fermerët.

Fermerët në protestë po marrin pjesë me mjete bujqësore dhe cisterna të qumështit.