Osmani nuk komenton nismën për shkarkimin e Abdixhikut: Qëndroj prapa deklarimeve të mëhershme

Osmani nuk komenton nismën për shkarkimin e Abdixhikut: Qëndroj prapa deklarimeve të mëhershme

Aktuale July 06, 2026 - 13:06

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk ka dashur të komentojë nismën për mbledhjen e nënshkrimeve për shkarkimin e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku.

E pyetur për zhvillimet e fundit brenda LDK-së, Osmani tha se tashmë e ka shprehur qëndrimin e saj për këto çështje dhe nuk ka asgjë për të shtuar.

“Jam deklaruar për këto tema më herët dhe u qëndroj prapa atyre deklarimeve. Të njëjtat vlejnë edhe tani”, tha Osmani. /EO