Nis aksioni për pastrimin e Fushë-Kosovës nga mbeturinat
Aktuale
June 26, 2026 - 11:03
Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës, Valon Prebreza, ka njoftuar se ka filluar aksioni i pastrimit të qytetit nga mbeturinat.
Postimi i plotë:
Mirëmëngjesi, të dashur qytetarë të Fushë Kosovës.
Ju njoftoj se tashmë kemi filluar me shërbimin e grumbullimit të mbeturinave, si dhe me pastrimin dhe larjen e hapësirave ku grumbullohen mbeturinat. Punët po vazhdojnë çdo ditë, me angazhim të plotë, për një qytet më të pastër. /Zëri