Qendra e Studentëve: Konviktet duhet të lirohen deri më 1 korrik në mesditë
Aktuale
June 26, 2026 - 10:57
Qendra e Studentëve në Prishtinë ka njoftuar se të gjithë studentët që banojnë në konvikte duhet t’i lirojnë dhomat deri më 1 korrik 2026, në orën 12:00.
Sipas njoftimit, studentët janë të obliguar të largohen duke bërë shkarkimin me inventar dhe duke përmbushur të gjitha obligimet e përcaktuara sipas rregulloreve në fuqi të Qendrës së Studentëve.
Po ashtu, bëhet e ditur se dhomat duhet të dorëzohen të pastra, në gjendjen në të cilën janë pranuar, si dhe të dorëzohen çelësat përkatës.
Qendra e Studentëve ka theksuar se nuk mban përgjegjësi për sendet personale që mund të mbeten në dhoma pas afatit të caktuar.
Në fund të njoftimit, institucioni u ka uruar studentëve shëndet dhe suksese në studimet e tyre./Zëri