Qeveria pezullon zbatimin e rregullores së Odës së Avokatëve për caktimin e avokatëve sipas detyrës zyrtare
Foto: Laura Hasani

Qeveria pezullon zbatimin e rregullores së Odës së Avokatëve për caktimin e avokatëve sipas detyrës zyrtare

Aktuale June 24, 2026 - 10:19

Qeveria në detyrë ka miratuar të mërkurën propozim-vendimin për ndalimin e ekzekutimit të “Rregullores për pranimin dhe trajtimin e thirrjeve telefonike në sistemin e caktimit të avokatëve sipas detyrës zyrtare (ex-officio) të Odës së Avokatëve të Kosovës”, deri në vendimin përfundimtar të gjykatës kompetente.

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, tha se vendimi synon ruajtjen e standardeve kushtetuese dhe ligjore, si dhe garantimin e funksionimit efektiv të sistemit të drejtësisë dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut.

“Ministria e Drejtësisë në kuadër të mandatit të saj kushtetues dhe ligjor për zhvillimin e politikave që garantojnë funksionimin e rregullt dhe efektiv të sistemit të drejtësisë dhe sigurimin e qasjes së barabartë në mbrojtje juridike për të gjithë qytetarët si palë të së drejtës, ka trajtuar me shumë vëmendje dhe kujdes çështjet e ngritura lidhur me funksionimin e sistemit të caktimit të mbrojtësve sipas detyrës zyrtare”, tha ajo.