Endrit Thaçi takon Edi Ramën: Faleminderit që qëndrove në anën e së vërtetës
Aktuale
June 24, 2026 - 11:22
Djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Endrit Thaçi, është takuar sot me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Endrit Thaçi e cilësoi takimin si të veçantë, duke vlerësuar rolin e Ramës në mbrojtje të luftës së UÇK-së dhe, sipas tij, të së vërtetës në procesin gjyqësor në Hagë.
“Një takim i veçantë me Kryeministrin e Shqiptarëve, Edi Ramën, i cili është ndër më të zëshmit në mbrojtje të luftës së UÇK-së dhe të vërtetës sonë në Hagë”, ka shkruar ai.
Thaçi ka shprehur gjithashtu mirënjohje ndaj kreut të qeverisë shqiptare për qëndrimet e tij publike.
“Kryeministër, faleminderit që qëndrove në anën e së vërtetës kur shumë të tjerë zgjodhën heshtjen!”, ka shkruar Endrit Thaçi.
