Banorët e Cërnicës së Gjilanit të shqetësuar nga qentë endaca, kërkojnë zgjidhje nga institucionet përgjegjëse [Video]
Foto: /Zëri

Banorët e Cërnicës së Gjilanit të shqetësuar nga qentë endaca, kërkojnë zgjidhje nga institucionet përgjegjëse [Video]

Aktuale June 16, 2026 - 21:22

Banorët e fshatit Cërrnicë të Gjilanit po përballen me shqetësime nga qentë endacakë, të cilët shihen duke lëvizur në numër të madh nëpër zonë.

Sipas pamjeve të siguruara nga një lexues i Zeri.info, prania e tyre po ngjall frikë dhe pasiguri tek banorët, të cilët thonë se rrezikohet siguria e qytetarëve, veçanërisht e fëmijëve dhe të moshuarve.

Banorët kërkojnë nga institucionet përgjegjëse që të ndërmarrin masa sa më të shpejta për trajtimin e këtij problemi. /Zëri