Parashikimi i motit për sot
Aktuale
June 12, 2026 - 08:05
Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Në disa zona mund të ketë riga të dobëta shiu, kryesisht gjatë orëve të pasdites. Temperaturat do të shënojnë rënie të lehtë për shkak të depërtimit të masave më të freskëta të ajrit.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 10 deri në 13 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 20 deri në 24 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi prej 1 deri në 4 metra në sekondë.
Indeksi UV do të jetë i lartë, ndaj rekomandohet shmangia e ekspozimit të zgjatur në rrezet direkte të diellit gjatë orëve të mesditës.
Sipas parashikimeve, kushtet biometeorologjike do të jenë kryesisht të favorshme për pjesën më të madhe të popullsisë. /Zëri