27 vjet nga çlirimi i Kosovës

27 vjet nga çlirimi i Kosovës

Aktuale June 12, 2026 - 08:00

Sot u bënë 27 vjet nga dita kur forcat e NATO-s hynë në Kosovë.

Ky moment do të shënonte fundin e luftës, që la rreth se 13 mijë shqiptarë të vrarë.

Fushata bombarduese e NATO-s, që zgjati 78 ditë, përfundoi më 10 qershor 1999, pas miratimit të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), me kapitullimin e Serbisë dhe tërheqjen e forcave të saj nga Kosova.

Rezoluta 1244 e OKB-së në Kosovë vendosi administratën e përkohshme të OKB-së, UNMIK, për të administruar me vendin e shkatërruar nga lufta, për një periudhë transitore deri në ngritjen e kapaciteteve vendore dhe zgjidhjen e statusit të Kosovës.