Azemi pyet Kurtin e Muratin: Kur do të shpërndahen 100 eurot?
Aktuale
June 10, 2026 - 11:21
Kryetari i Federatës Sindikale të Punëtorëve të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, ka kërkuar sqarim nga kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe ministri në detyrë i Financave Hekuran Murati lidhur me afatet e ekzekutimit të pagesës prej 100 eurove për përballje me inflacionin 2.0.
Përmes një shkrese zyrtare, Azemi tha se FSPTSPK-ja është duke pranuar vazhdimisht pyetje se kur do të shpërndahen këto mjete, për çka dhe ka kërkuar sqarim nga Qeveria në detyrë.
