Prishtina do të nisë fazën e dytë të dezinsektimit hapësinor më 15 qershor

Prishtina do të nisë fazën e dytë të dezinsektimit hapësinor më 15 qershor

Aktuale June 10, 2026 - 12:32

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se më 15 qershor 2026 do të fillojë faza e dytë e dezinsektimit hapësinor në kryeqytet, e cila do të realizohet sipas planit dinamik të operimit.

Sipas njoftimit, thuhet se aktiviteti do të nisë në orën 20:00, ndërsa gjatë kësaj faze do të zhvillohen edhe veprimet për hudhjen e larvicideve më 15 dhe 16 qershor, duke filluar nga ora 09:00.

Nga Komuna është bërë e ditur se procesi është i ndjeshëm ndaj kushteve atmosferike, prandaj datat dhe oraret mund të pësojnë ndryshime në varësi të motit.

“Faza e dytë e dezinsektimit hapësinor në Komunën e Prishtinës për vitin 2026 fillon më 15.06.2026, nga ora 20:00, sipas planit dinamik të operimit”, thuhet në njoftim.

Autoritetet komunale kanë apeluar për mirëkuptim nga qytetarët gjatë realizimit të këtij aktiviteti, i cili ka për qëllim kontrollin e insekteve dhe përmirësimin e kushteve higjienike në hapësirat publike.