Sot, temperaturat deri në 27 gradë
Foto: Laura Hasani

Sot, temperaturat deri në 27 gradë

Aktuale June 07, 2026 - 06:40

Në ditën e zgjedhjeve, vendi pritet të karakterizohet nga kushte të ndryshueshme atmosferike, me periudha me diell dhe vranësira.

Gjatë ditës, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), nuk përjashtohet mundësia e reshjeve të dobëta dhe të izoluara në disa zona, shkruan Zeri.info.

Temperaturat minimale do të sillen nga 10 deri në 13 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 24 deri në 27 gradë.

Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1 deri në 7 metra për sekondë.

IHMK-ja ka bërë të ditur po ashtu se, indeksi UV gjatë intervaleve me diell do të jetë i lartë, prandaj rekomandohet shmangia e ekspozimit të gjatë në diell gjatë orëve të mesditës, veçanërisht nga ora 10:00 deri në 16:00. /Zëri

Më poshtë ju sjellim grafikën me temperaturat minimale dhe maksimale për ditën e sotme në qytetet kryesore të vendit:

Image