Parashikimi i motit për nesër
Foto: Laura Hasani

Parashikimi i motit për nesër

Aktuale June 06, 2026 - 22:08

Për të dielën parashihet mot kryesisht i vranët me intervale me diell në pjesën më të madhe të vendit.

Sipas parashikimeve meteorologjike, vranësirat vende-vende mund të sjellin riga të dobëta shiu gjatë ditës.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës pritet të arrijnë nga 24 deri në 27 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi prej 1 deri në 7 metra në sekondë.