Konjufca përgjigjet se a ishte termi “frizerkë” për Vjosa Osmanin?
Foto: Laura Hasani

Konjufca përgjigjet se a ishte termi “frizerkë” për Vjosa Osmanin?

Aktuale June 05, 2026 - 23:41

Numri dy i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka folur sërish për termin “frizerkë” që u përdor gjatë një tubimi në Ferizaj, nga person aty e që u interpretua si tallje e ofendim politik me qëllim të denigrimit ndaj ish-presidentes së vendit, Vjosa Osmani.

Konjufca u shpreh se në asnjë mënyrë ky term nuk ishte drejtuar Osmanit, madje ai thotë se as personin që e përdori këtë term në atë tubim nuk e njeh fare dhe i njëjtë sipas Konjufcës u mundua t’i japë një kahje tjetër.

“Absolutisht jo, dhe nuk e kam përqesh këtë profesion përkundrazi i kam kritikuar ata që mundohen me përqesh – ata që e përdorin në mënyrë pezhorative jam mundu me ju spjegu që është një profesion fisnik prej të cilit fitojnë e mbajnë familjet e tyre shumë gra e vajza dhe kam thënë që në mesin e profesioneve duale që kemi shtuar është njëri prej profesioneve që e zgjedhin shumë vajza. Ajo ka qenë një shkëputje e një personi që as nuk e kam ditë e as nuk e kam njohur më herët edhe i cili është mundu me ia dhënë një kahje tjetër”, u shpreh Konjufca./dukagjini