Kurti bën homazhe në Marinë në nderim të dëshmorëve Rasim Kiçina dhe Ragip Halilaj
Aktuale
May 30, 2026 - 14:01
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka bërë homayhe në Marinë të Skënderajt në përvjetorin e 27-të të rënies së dëshmorëve Rasim Kiçina dhe Ragip Halilaj.
Kurti tha se Kiçina e Halilaj u bënë dëshmorë të lirisë dhe gjaku i tyre është në themelet e shtetit, raporton Zeri.info.
“Ata u vranë në fshatin Arllat, rrugës për të mbrojtur dhe strehuar civilët e rrethuar nga forcat armike serbe, të cilat po kryenin spastrim etnik e gjenocid ndaj shqiptarëve të Kosovës.
Dy luftëtarë nga familje patriotike, Rasimi e Ragipi u bënë dëshmorë të lirisë që e fituam dy javë pas rënies së tyre dhe gjaku i tyre ndodhet në themelin e shtetit që kemi ndërtuar, e zhvillimin dhe forcimin e të cilit e kemi obligim”, theksoi kryeministri në detyrë. /Zëri