Deliu-Kodra për përplasjen LDK-PSD: Ky debat po i konvenon Kurtit

Deliu-Kodra për përplasjen LDK-PSD: Ky debat po i konvenon Kurtit

Aktuale May 29, 2026 - 22:16

Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka komentuar përplasjen mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Partisë Socialdemokrate duke thënë se diskutime të tilla po ia largojnë vëmendjen qytetarëve nga problemet reale.

Deliu-Kodra tha se nuk dëshiron të marrë rolin e ndërmjetësueses në debatin mes dy partive opozitare, por vlerësoi se kjo përplasje po i shkon në favor kryeministrit Albin Kurti.

“Nuk dua të bëhem pjesë e përplasjeve të tilla, sepse ky lloj diskutimi i ka konvenuar Kurtit për ta larguar vëmendjen nga nevojat që i kanë njerëzit”, deklaroi ajo./rtv21