Sorenseni flet me Konjufcën për hapat e ardhshëm në dialogun me Serbinë

Sorenseni flet me Konjufcën për hapat e ardhshëm në dialogun me Serbinë

Aktuale May 23, 2026 - 18:41

Dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen, ka njoftuar se ka vazhduar komunikimin me ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca, lidhur me procesin e dialogut Kosovë–Serbi të ndërmjetësuar nga BE-ja.

Sorensen, përmes një postimi në platformën X, ka theksuar se diskutimet vijnë pas takimit të zhvilluar javën e kaluar në Bruksel.

“Pas takimit tonë javën e kaluar në Bruksel, vazhdova shkëmbimin me ministrin e Jashtëm të Kosovës, Glauk Konjufca, lidhur me dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë”, ka shkruar ai.

Ai ka shtuar se fokusi i bisedës ka qenë në zhvillimet e ardhshme të procesit.

“U fokusuam në hapat e ardhshëm”, ka theksuar Sorensen, duke përmendur edhe çështje të tjera të diskutuara si zbatimi i ligjit për të huajt dhe nevoja për angazhim të vazhdueshëm në dialog.