“Pastrimi” në aksion të natës për grumbullimin e bërllokut, bën paralajmërim të fortë për gjobat

“Pastrimi” në aksion të natës për grumbullimin e bërllokut, bën paralajmërim të fortë për gjobat

Aktuale May 23, 2026 - 13:04

Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastrimi” ka njoftuar se gjatë natës, ekipet e saj operative kanë kryer një aksion të gjerë pastrimi, duke grumbulluar sasi të konsiderueshme të mbeturinave vëllimore nga disa lagje të kryeqytetit.

Sipas njoftimit, aksioni i pastrimit do të vazhdojë edhe gjatë ditës së sotme.

Në të njëjtën kohë, kompania ka lëshuar një paralajmërim të qartë për qytetarët se hedhja e mbeturinave në hapësira publike gjobitet me 500 euro.