Pas raportimit nga Zëri, MPB-ja fshinë videon ku Kosova shfaqej pjesë e Serbisë
Aktuale
May 23, 2026 - 12:52
Ministria e Punëve të Brendshme, ka reaguar shpejt pas raportimit të Zeri.info, në lidhje me një video të kësaj ministrie ku Kosova shfaqej në hartën e Evropës si pjesë e Serbisë.
Tashmë kjo video është fshirë nga faqja zyrtare e MPB-së në Facebook, vetëm pak minuta pasi Zëri raportoi për të.
Përvec këtij veprimi MPB-ja nuk ka bërë ndonjë reagim tjetër./Zëri

