Rama fton kryeministren e Japonisë në Shqipëri për Samitin e NATO-s
Aktuale
May 22, 2026 - 14:42
Kryeministri shqiptar Edi Rama ka ftuar kryeministren e Japonisë, Sanae Takaichi, në Samitin e NATO-s, që do të zhvillohet vitin e ardhshëm në Shqipëri.
“Vitin e ardhshëm Samiti i NATO-s do të zhvillohet në Shqipëri dhe si vend organizator kam kënaqësinë t’ju ftoj të merrni pjesë në të”, i tha Rama homologes japoneze gjatë takimit në Tokio. Do të jeni gjithashtu kryeministri apo kryeministrja e parë e Japonisë që viziton vendin tonë”, tha ai, shkruan A2.
Vizita në Japoni vjen pas asaj në Korenë e Jugut, ku mori pjesë në Samitin e Lidershipit Aziatik.
Kryeministri Rama u prit me ceremoni të lartë shtetërore në Tokio.