Ditë me vranësira e intervale me diell
Foto: Laura Hasani

Ditë me vranësira e intervale me diell

Aktuale May 22, 2026 - 07:44

Sot vendi ynë do të ndikohet nga mot kryesisht i vranët, por me intervale të herëpashershme me diell.

Në disa zona vranësirat mund të sjellin edhe riga lokale shiu.

Temperaturat minimale, sipas Institutit Hidrometeorologjik, do të lëvizin ndërmjet 8 dhe 11 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 18 deri në 23 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga drejtimi veriperëndimor me shpejtësi prej 1 deri në 6 metra në sekondë.