OVL UÇK-ja mbështet protestën e studentëve shqiptarë në Shkup: Bashkohuni me ta

OVL UÇK-ja mbështet protestën e studentëve shqiptarë në Shkup: Bashkohuni me ta

Aktuale May 18, 2026 - 09:03

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së i ka dalë në mbështetje protestës së sotme të studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut.

Sipas OVL UÇK-së, kauza e tyre është e drejtë.

“OVL UÇK-ja mbështet plotësisht studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, të cilët kanë dalë tani në rrugë për të kërkuar dinjitet dhe status të barabartë për gjuhën dhe identitetin shqiptar. Zëri i tyre është legjitim. Kauza e tyre është e drejtë”, thuhet në njoftimin e organizatës. .

Sipas tyte, shqipja nuk është nder i falur nga shteti ose i negociuar përmes marrëveshjeve politike.

“Është e drejtë e patjetërsueshme e një populli në trojet e veta. Kërkojmë që këto të drejta të respektohen, menjëherë dhe pa kushte. Dinjiteti shqiptar nuk negociohet”.