Sot, temperaturat deri në 19 gradë
Foto: Laura Hasani

Sot, temperaturat deri në 19 gradë

Aktuale May 18, 2026 - 07:53

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, shkruan Zeri.info.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5 dhe 8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë nga 16 deri në 19 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1 deri në 4 metër për sekondë. /Zëri