Ibrahimi: Ministri Krasniqi s’ka të drejtë të përzihet në punët e Asociacionit të Komunave

Ibrahimi: Ministri Krasniqi s’ka të drejtë të përzihet në punët e Asociacionit të Komunave

Aktuale May 16, 2026 - 19:07

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka thënë se ministri në detyrë i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi nuk ka të drejtë të ndërhyjë në proceset zgjedhore brenda AKK-së.

Ibrahimi tha se nuk e kupton në çfarë cilësie ministri po ndërhyn në punët e Asociacionit.

“Ky ministër nuk ka aspak të drejtë të ndërhyjë në proceset zgjedhore të Asociacionit të Komunave të Kosovës, sepse ne jemi organizatë joqeveritare”, deklaroi ai.

“Në cilën cilësi ky ministër ka të drejtë të interferoj në punët e Asociacionit të Komunave të Kosovës. Nuk e di ku e ka marrë atë të drejtë çfarë legjitimiteti ka një minister i Qeverisë të përzihet në punët e Asociacionit të Komunave të Kosovës”.

Sipas tij, Asociacioni funksionon në mënyrë të pavarur.

“Si nga aspekti ligjor, ky ministër nuk ka të aspak të drejtë të ndërhyjë në proceset zgjedhore të Asociacionit të Komunave të Kosovës sepse jemi organizatë joqeveritare”, tha ai. /klankosova