Mërgim Lushtaku thotë se babait të tij nuk i ka ardhur asnjë ftesë për intervistim [video]
Foto: Laura Hasani

Mërgim Lushtaku thotë se babait të tij nuk i ka ardhur asnjë ftesë për intervistim [video]

Aktuale May 15, 2026 - 01:25

Lidhur me situatën në komunën e Skenderajt, ish-deputeti Mërgim Lushtaku është shprehur se nuk ka pasur ftesë për intervistim për babanë e tij, kryetarin e kësaj komune, Sami Lushtakun.

Ai përmes një lidhje telefonike tha se nëse do t’i vinte një ftesë e tillë, kryetari Lushtaku do t’i përgjigjej.

“Nuk ka pranuar asnjë ftesë. Babai im gjithmonë u është përgjigjur ftesave dhe besoj që as kjo nuk do të jetë problem, por kjo tendencë po shihet se tashmë është bërë politike”, u shpreh ai. /klankosova