Thaçi me mesazh nga Haga për Prishtinën: Të tregojmë unitet
Foto: Laura Hasani

Thaçi me mesazh nga Haga për Prishtinën: Të tregojmë unitet

Aktuale May 14, 2026 - 23:48

Hashim Thaçi në mesazhin e tij nga Haga për Kosovën thekson se, pavarësisht ndryshimeve në qëndrime, duhet treguar unitet shtetëror.

Ish-presidentin dhe kryeministrin e shqetësojnë sanksionet e BE-së dhe qëndrimi i SHBA-ve me Prishtinën. Këshilla e tij për politikën kosovare është që të ndiqet shembulli i Shqipërisë, që po përparon drejt integrimit në Bashkimin Europian.

Rrëfimin e tij nga paraburgimi në Hagë, ish-presidenti i Kosovës e nis me ndjesinë e kthimit në atdhe pas 6 vitesh, por jo për të jetuar lirinë për të cilën luftoi, por për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait të tij.

Ndjeva mirënjohjen e secilit prej jush, ajri i kosovës më kthjelloi, shpirti mu freskua për pak orë.

Në retrospektivën e një jete plot me ngjarje të shënuara, Hashim Thaçi veçon Konferencën e Rambujesë si një nga momentet më vendimtare të fatit të Kosovës dhe jetës së tij politike.

Për zhvillimet politike në vend, Hashim Thaçi zgjedh të mos komentojë, por sigurisht që, njësoj si në disa prej momenteve më të rëndësishme të historisë së shtetit, ai kërkon unitet.

Një unitet që nuk u shpërfaq në asnjë moment gjatë dy viteve të krizës politike në Prishtinë.

Nuk dua të komentoj gjëra konkrete, jemi të ndryshëm, për çështje madhore duhet të tregojmë unitet shtetëror)

Ish-presidenti e ka ndjerë polarizimin e shoqërisë në Kosovë për shkak të tensioneve politike, duke mos lënë pa përmendur pasojat e saj, si sanksionet e BE-së apo qëndrimin e SHBA-ve për marrëdhëniet mes dy vendeve. Ndaj, si shembull, Thaçi sjell Shqipërinë dhe vizionin e Edi Ramës.

Edi e ka treguar se është i vendosur ta fusë Shqipërinë dhe shqiptarët në BE, kjo duhet të jetë frymëzim për ne.

Për njohjen e Kosovës nga Serbia, Thaçi mendon se vetëm një marrëveshje Uashington-Moskë mund ta detyrojë Beogradin të ndryshojë qëndrim, teksa ndalet edhe te emri i Thorbjorn Jagland, ish-kryeministri norvegjez që mbështeti raportin e Dick Martyt.

Lidhja e Thorbjorn me Epstein, ata çonin ujë në mullirin e moskës dhe beogradit

Në fund, i pyetur për procesin e tij gjyqësor, Thaçi deklaron se është plotësisht i pafajshëm…

“Jam plotësisht i pafajshëm. Verdikti përfundimtar duhet të respektojë, detyrimisht, parimin e unitetit kushtetues të Republikës së Kosovës dhe Konventat Evropiane për të Drejtat e Njeriut.”/abcnews