Deliu-Kodra: Kjo që po ndodh në Skënderaj s’i shërben as drejtësisë, as sigurisë, as qetësisë publike
Aktuale
May 15, 2026 - 01:31
Ish-deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka reaguar lidhur me situatën në Skenderaj, pasi pak orë me parë forcat e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, janë vendosur në Skenderaj.
Deliu-Kodra përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se kjo që po ndodh nuk i shërben as drejtësisë, e as sigurisë.
“Kjo që po ndodh në Skënderaj nuk i shërben as drejtësisë, as sigurisë, as qetësisë publike”, ka shkruar Deliu-Kodra.